BioNTech po punon për një vaksinë të re të mundshme kundër llojit ‘Omicron’

Kompania farmaceutike BioNTech ka konfirmuar se ka filluar të punojë për një vaksinë të re të mundshme kundër llojit të ri ‘Omicron’ të COVID-19.

Zëdhënësja e kompanisë BioNTech, Jasmina Alatoviç, për AA tha se po hetojnë llojin e ri ‘Omicron’ për të kuptuar nëse vaksinat ekzistuese janë efektive ndaj tij dhe në të njëjtën kohë po punojnë për një version të ri të mundshëm të vaksinës COVID-19.

“Hapat e para të zhvillimit të një vaksine të re mbivendoset me kërkimin e nevojshëm për të vlerësuar nëse do të nevojitet një vaksinë e re”, tha përmes postës elektronike Alatoviç, duke shtuar se kjo punë ka filluar tashmë që nga e enjtja e kaluar.

Ajo tha se kjo ka qenë një procedurë standarde pas shfaqjes së llojeve të tilla.

Lloji ‘Omicron’, i cili për herë të parë u zbulua në Afrikën Jugore, klasifikohet si “lloj shqetësues” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pasi shkencëtarët zbuluan më shumë se 30 mutacione të tjera.

Akoma nuk është e qartë nëse lloji ‘Omicron’ është më i transmetueshëm duke shkaktuar sëmundje më të rënda apo më rezident ndaj dozave aktuale dhe rezultatet e para nga studimet aktuale pritet të dalin brenda dy javësh.

BioNTech, i themeluar nga emigrantë turq në Gjermani, si dhe partneri i saj amerikan Pfizer javën e kaluar thanë se do të prodhojnë dhe shpërndajnë një version të ri të vaksinës COVID-19 brenda 100 ditëve nëse studimet mjekësore arrijnë në përfundim se vaksinat aktuale janë më pak efektive kundër llojit të ri të koronavirusit.