Billie Eilish zbulon pse e mbajti të fshehtë ndryshimin në look

Billie Eilish i habiti të gjithë ndjekësit e saj pak javë më parë me ndryshimin drastik në pamje. Këngëtarja vendosi të hiqte dorë nga flokët jeshilë, duke u kthyer në një bjonde platin. Billie ndau në llogarinë e saj në Instagram një foto me look-un e ri, që i la pa fjalë fansat.

Ndërkohë që ky ndryshim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe u pëlqye nga miliona njerëz në mbarë botën, Billie zbuloi se për 2 muaj i ka mashtruar të gjithë. Ajo tregoi se për një kohë të gjatë ka mbajtur një paruke me flokë të lyer në jeshile, sepse në realitet ka qenë bjonde. Që nga muaji janar ajo ka mbajtur paruke, teksa punonte për stilin e saj të ri.

Së fundmi Billie ka treguar se cila ka qenë arsyeja që e mbajti të fshehtë look-un e saj të vërtetë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, dikush e ka pyetur se përse i fshehu flokët bjond poshtë parukes.

Sepse m’u deshën 6 javë për t’i realizuar”, ka treguar këngëtarja. Gjithashtu ajo ka publikuar një foto nga 16 janari, kur ishte në fazat e para të transformimit të pamjes. Në foto flokët e saj janë bjond në pjesën e sipërme, ndërsa poshtë dukej në ngjyrë portokalli.

Ndryshimi drastik i Eilish është futur në dhjetë postimet më të pëlqyera në Instagram të të gjitha kohërave. Fotografia e parë rrëmbeu një milion pëlqime në vetëm gjashtë minuta, duke lënë pas rekordin e mëparshëm, një postim nga Selena Gomez në ditëlindje.