Billie Eilish zbulon për herë të parë ish-të dashurin reper, për të cilin ndjen akoma

Teksa rrëfehej në dokumentarin e ri “The World’s A Little Blurry”, këngëtarja ka zbuluar për herë të parë se ka qenë e lidhur me reperin Brandon Adams, i cili njihet gjithashtu si 7:APM.

Billie tregoi se  lidhja e tyre përfundoi sepse ata nuk donin të njëjtën gjë dhe ndjente se partneri i saj nuk e donte aq shumë veten sa ta donte Billien mjaftueshëm.

“Dua të jem e lumtur dhe nuk doja të njëjtat gjëra si ai dhe mendoj se kjo nuk ishte e drejtë për të.

Nuk mendoj se duhet të jesh në lidhje e lumtur me gjëra të caktuara ndërsa personi tjetër nuk është shumë i dhënë”- është shprehur ajo.

Këngëtarja ka treguar se është munduar ta dërgojë reperin në terapi, por ai s’ka pranuar. Gjithashtu, Billie ka treguar se nuk e ka harruar romancën me Adams dhe se ka ende ndjenja për të.

Së fundmi, këngëtarja bashkoi forcat me Rosalia-n dhe sollën një muaj më parë projektin e titulluar “Lo Vas a Olga”.

Kënga, një gjysmë tempe me elemente elektronikë dhe muzikë shumë të sofistikuar, edhe një herë vërtëton se s’ka gjë më të këndshme për veshët se përzierjen e spanjishtes dhe anglishtes.

Billie ka guxuar të këndojë në spanjisht dhe duhet ta pranojmë që nuk duket aspak keq. Me një tekst të trishtuar dhe melankolik, të dy artistet i këndojnë një dashurie të vjetër në këtë këngë që funksionon në mënyrë perfekte dhe që është me një ndjeshmëri të jashtëzakonshme.

Duke marrë parasysh faktin që kënga është pjesë e episodit të dytë special të Euphoria (dhe që transmetohet këtë të Premte, 22 janar), dy yjet vijnë me në video me pamje që mund tu përkasin personazheve të serialit . Në fakt, inskenimi i videoklipit të kujton shumë imazhet që shohim në episodet e serialit të famshëm me protagonist Zendaya dhe Jules Vaughn.