Bill Gates BEFASON/ Një tjetër pandemi do vijë brenda pak vitesh

Në kulmin e pandemisë Covid -19, teksa e gjithë bota përballet me valën e dytë të pasojave negative të infeksionit pandemik, ku mijëra njerëz humbën vendet e punës dhe qindra biznese u mbyllën, bilioneri Bill Gates, ka lënë të gjithë me gojë hapur, teksa ka bërë një deklaratë sa të frikshme aq edhe të fortë, nëse pas saj do të fshiheshin plane të shtrira në dekada.

Gates flet për një tjetër pandemi që do përfshijë botën.

Në një bashkëbisedim në radio me aktoren Rashida Jones dhe me epidemiologun amerikan Anthony Fauci, Gates u shpreh se pandemia e radhës, “po patëm fat, do të vijë brenda 20 viteve”. Por, bashkëthemeluesi i Microsoft nuk përjashton mundësinë që të vijë edhe brenda 3 viteve.

Gates mendon se pandemia e radhës nuk do të ketë ndikimin shkatërrues që pati koronavirusi, pasi këtë herë do të përgjigjemi më shpejt dhe do të kemi pajisje më të mira testuese.

“U praktikuam tashmë dhe mendoj se në pandeminë e radhës do të përgjigjemi të gjithë siç bëri në fillim Koreja e Jugut apo Australia. Gjithashtu, do të kemi pajisje testuese më të mira. Nuk besoj të tregohemi budallenj herën e dytë” tha Gates.

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, më herët ka thënë se pandemia COVID-19 do të marrë fund në vitin 2022. Por, ai ka qenë optimist për krijimin e shpejtë të vaksinës.

 “Pandemia do të përfundojë brenda dy vitesh. Por, brenda fundit të vitit mund të kemi 3 vaksina të autorizuara”, është shprehur ai. / Përktheu Apel.Media