BILD fshiu lajmin për lobimin 675 mijë $ të PD, flet Balla: Do postoj çdo artikull që vë gishtin në plagë, Basha…

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi artikulli i gazetës gjermane “BILD”, dedikuar lobimit prej 675 mijë dollarë të Lulzim Bashës.

Në një deklaratë për mediat, Balla se pavarësisht fshirjes së lajmit nga BLID, ky shkrim po bën jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare dhe kjo sipas tij për shkak se Basha nuk është ndëshkuar.

Ndërsa theksoi se mban qëndrimin e tij zyrtar se kreu demokrat ka gënjyer publikun shqiptar.

“PS nuk ka asnjë qëndrim për arsyen pse është fshirë, lexuar, sa është lexuar, kush e ka kuptuar një shkrim në një media të tillë. Janë pafund media që kanë shkruar për këtë. Një çështje që nëse tani flasim dalin të publikuara të gjitha kontratat. Pandëshkueshmëria është arsyeja e fokusimit të medias në këtë çështje. Kjo është një çështje e qartë si drita e diellit, janë publikuar kontratat që mbajnë firmën e Bashës. Pozicioni im personal dhe jo vetëm, është shumë i qartë që Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Ai thoshte se 500 mijë dollarë janë dashamirës në SHBA, Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë jo. Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Unë do ripostoj në FB time çdo shkrim që vë gishtin në plagë,”- tha Basha.
Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se Partia Demokratike, dhe jo Basha, duhet të shpjegojë arsyen pse emri i saj ndodhet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Është në nderin e PD dhe jo të Bashës që kjo parti të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për këtë çështje.
Duhet që domosdoshmërish menjëherë të forcohet legjislacioni për financimin e partive politike, duhet të jetë transparente. PD duhet të sqarojë pse emri i saj ndodhet aty. Ka dy vite që nuk thërret një seancë të jashtëzakonshme për të sqaruar këtë çështje,” shtoi ai.