Bilanci tragjik i tërmetit, 40 viktima/ Kërkohen edhe 8 persona të tjerë nën rrënoja

Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të viktimave të gjetura nën rrënojat e shtëpive të rrëzuara nga tërmeti.

Sipas informacioneve zona më e dëmtuar ka qenë Thumana, lagjia 17 në ish-Kënetë, ku gjendet edhe familja më e prekur, pasi janë akoma duke u kërkuar dhe 5 anëtarë të tjerë të familjes Lala.

Ndërkohë në lagjen 16, nën rrënojat e godinës së shembur atje kërkohen dy persona për të cilat ende nuk ka asnjë sinjal.

Ndërsa tek hoteli ‘’Mira Mare’’ kërkohet vetëm 1 person, shtetasi i identifikuar quhet Sotiraq Misha.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 40 persona dhe po kërkohen nën rrënoja edhe 8 persona të tjerë./ apel.media