Bilanci/ 934 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut,  pesë persona kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se nga 2,784 teste të realizuara, 934 persona kanë rezultuar pozitiv.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 30,488 raste.