Biden takim me homologun kinez javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Francisko, në tentim për të “stabilizuar” raportet pas rritjes së tensioneve mes dy superfuqive,...
Biden takim me homologun kinez javën e ardhshme
Foto: Biden takim me homologun kinez javën e ardhshme

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Francisko, në tentim për të “stabilizuar” raportet pas rritjes së tensioneve mes dy superfuqive, thanë zyrtarët amerikanë.

Takimi, që më herët nuk ishte konfirmuar, në pritet të prodhojë ndonjë rezultat të madh, por synon të shmangë konfliktin midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, thanë zyrtarë të lartë të administratës amerikane.

Biden dhe Xi po ashtu do të bisedojnë për krizat në botë, sikurse lufta Izrael-Hamas dhe pushtimit rus të Ukrainës, por edhe për tensionet në ishullin e Tajvanit.

Dy liderët nuk janë takuar qe një vit dhe takimi i tyre i fundit ishte në Bali në nëntor të vitit 2022. Që atëherë, raportet mes Uashingtonit dhe Pekinit janë përkeqësuar.

“Presidenti Biden do të mirëpresë presidentin e Kinës, Xi Jinping, në San Francisko të Kalifornisë”, tha një zyrtar i lartë amerikan për gazetarët.

Biden dhe Xi do të marrin pjesë në Samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit javën e ardhshme./ REL