Betohen para Presidentit ministrat e rinj të qeverisë Rama

Pas votimit në seancën e së hënës në Kuvend, sot 5 ministrat e rinj të qeverisë “Rama 3” janë betuar para Presidentit Barjam Begaj.

Ervin Mete nuk u betua sot, për shkak të detyrës së anëtarit të bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare me pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv. Dorëheqja nga ky post iu miratua nga deputetët me 95 vota pro, por emërimi në krye të dikasterit do të duhet të shtyhet për në seancën tjetër.

Specifika e Metës ka mbajtur pezull edhe votimin për 2 dekretet për Delina Ibrahimajn, atë të shkarkimit nga detyra e ministrit të Ekonomisë dhe emërimin si ministre Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë;

Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit – Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale – Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti – Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme – Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit – Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) – Largohet Milva Ekonomi.