Betimi i Bajram Begajt/ Konferenca e Kryetarëve merr vendimin, ja kur do mblidhet Kuvendi

Kuvendi do mbidhet në datën 24 korrik në seancë plenare, ku presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do bëjë betimin për marrjen e detyrës së re. Këtë vendim e mori Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme. Be...
Betimi i Bajram Begajt/ Konferenca e Kryetarëve merr vendimin, ja kur do mblidhet Kuvendi
Foto: Betimi i Bajram Begajt/ Konferenca e Kryetarëve merr vendimin, ja kur do mblidhet Kuvendi

Kuvendi do mbidhet në datën 24 korrik në seancë plenare, ku presidenti i zgjedhur Bajram Begaj do bëjë betimin për marrjen e detyrës së re.

Këtë vendim e mori Konferenca e Kryetarëve ditën e sotme.

Begaj u zgjodh me shumicë votash nga Kuvendi.

Pas seancës plenare të 24 korrikut, Presidenti i ri Bajram Begaj do t’i drejtohet Presidencës ku pritet të zhvillohet ceremoniali shtetëror për nisjen zyrtarisht të detyrës së Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bajram Begaj, para votimit si President i ardhshëm i Republikës mbante detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura më gradën Gjeneralmajor.

Ai do të zëvendësojë Ilir Metën në detyrën e kreut të shtetit, i cili u zgjodh President më 28 Prill 2017 dhe mandati i përfundon më datë 24 Korrik të këtij viti.