Besnik Muçi u shkarkua ditën e djeshme nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, për mosjustifikim të pasurisë dhe për shkak se ka udhëtuar me persona të inkriminuar.
Pavarësisht se nuk e kaloi vettingun, ai e ka injoruar vendimin e KPA-së, duke u paraqitur sot në Gjykatën Kushtetuese.
Menjëherë pas shkarkimit, Muçi është shprehur se nuk do ta linte detyrën e tij si anëtar i GJK-së.
Sipas tij, vettingu kishte nisur si prokuror ndaj tij dhe jo si anëtar i Gjykatës Kushtetuese./apel.media