“Besimi dhe sakrifica ka bërë diferencën”/ Muça: Me Kukësin luajmë në kushte të favorshme

Kapiteni i Tiranës, Gentian Muça i ftuar në Pressing shprehet se fakti që skuadra gjatë drejtimit të Egbo ia ka dalë të përmbysë pesë ndeshje, tregon diferencën me ekipet e tjera dhe se besimi e sakrifica kanë qenë vendimtare.

Gjithashtu Muça shprehet se kampionati nuk ka mbaruar akoma, porn ë ndeshjen direkte me Kukësin, avantazhi i lejon vetes ta presë kundërshtarin.

Është skuadra më e mirë: “Pesë ndeshje i kemi përmbysur dhe kjo bën një diferencë. Besimi, sakrifica ka bërë diferencën me të tjerat”

I vutë një kapak kampionatit me fitoren në Korçë? “Nuk ka mbaruar akoma dhe ndeshja në Korçë ishte e një kënaqësie të veçantë. Javët e fundit kanë pasur presion si për një skuadër që kërkon titullin. Qetësia e lojtarëve nuk është e mëparshmja, pasi finishi ka të vetat.

Pjesa e parë nuk foli për ne dhe e denim se nuk duhej të përsërisnim Durrsin, duke qenë se na pret ndeshja direkt, Kukësi.  Jemi në kushte më të favorashme dhe mund t’i lejojmë vetës ta presim kundërshtarin pasi luajmë me dy rezultate”.

Jeni ju më të forta se Korça, apo ishin ata dobët? “Në pjesën e parë na prishën manovrat, por për ne nuk mund të kishte një pjesë të dytë si me Durrsëin, shfrytëzuam rastet. Në momentin që shënojmë, çlirohemi dhe më pas ndeshja merr një tjetër rrjedhë”.

Video motivuese– “Nuk ishim në dijeni të videos dhe ishte grumbullimi i zakonshëm para ndeshjes, por më pas ngelëm dhe që në atë moment donim të futeshim në fushë”, u shpreh Muça.