Besart Berisha rikthehet në Kosovë, firmos kontratën me skuadrën “bardhekaltër” të Prishtinës

Klubi bardhekalter bëri të ditur se ka ruajtur ëmbëlsirën për në fund të merkatos duke njoftuar zyrtarisht firmën me sulmuesin që theu çdo rekord dhe fitoi çdo trofe të rëndësishëm në kampionatin Aust...
Besart Berisha rikthehet në Kosovë, firmos kontratën me skuadrën “bardhekaltër” të Prishtinës
Foto: Besart Berisha rikthehet në Kosovë, firmos kontratën me skuadrën “bardhekaltër” të Prishtinës

Klubi bardhekalter bëri të ditur se ka ruajtur ëmbëlsirën për në fund të merkatos duke njoftuar zyrtarisht firmën me sulmuesin që theu çdo rekord dhe fitoi çdo trofe të rëndësishëm në kampionatin Australian.

Postimi i plotë:

“Ëmbëlsira sa i përket afatit kalimtar është lënë për fund, Besart Berisha zbarkon te FC Prishtina.
Sulmuesi me përvojë të madhe, Besart Berisha, është përforcimi më i ri i skuadrës sonë.
Pas një karriere mbresëlënëse në Gjermani, Norvegji, Danimarkë, Angli, Australi e Japoni, me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kosovën, futbollisti me prejardhje nga qyteti i Prishtinës ka vendosur t’i bashkohet skuadrës “bardhekaltër” për ta shkrirë gjithë potencialin dhe përvojën e fituar në futbollin botëror për ekipin tonë.
Mirë se vjen Besart Berisha!
#krejtpërprishtinën #100vjetklub #PërparaBardhëeKaltër”

https://www.facebook.com/watch/?v=711408743588544