BESA -BESË/ Kryetarët e 3 partive, i premtojnë ALBINIT

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Albin Kurti konfiguron qeverinë e re të Kosovës. Ndër të tjera ai shkruan se kryetarët e tri partive, si dhe deputetët e ardhshëm të kuvendit të Kosovës i kanë dhënë fjalën që do të votojnë qeverinë Kurti.

Ndër të tjera ai shkruan se është siguruar edhe shumica parlamentare për qeverinë e re.

Statusi i plotë

Në “Ambient” të Prizrenit, pavarësisht rinumërimeve dhe paneleve, u sigurua shumica parlamentare për qeverinë e re. Kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, njëkohësisht edhe deputetë të ardhshëm, zotërinjtë Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime./apel.media