Berisha vetëdeklarohet si deputet i grupit parlamentar të PD-së

Ish kryeministri Sali Berisha ka depozituar sot një shkresë në Kuvend ku vetëdeklarohet si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Kujtojmë që vetëm një ditë para nisjes së Kuvendit kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e largoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.

Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.