Berisha rikthehet në Tropojë, zbulohet data e Foltores

Sali Berisha, nuk e ka mbyllur ende “Foltoren”.

Pasi ka zhvilluar një sërsh takimesh në disa qytete të vendit ,ku së fundi ishte në Kurbin, lideri historik i PD, pritet të jetë i pranishëm në datën 1 Dhjetor në “Foltoren” e radhës në Tropojë.

Sali Berisha, rikthehet pas shumë vitesh në Tropojë,që nga koha kur ka qenë edhe kryeministër i vendit.

Berisha me origjinë është nga Tropoja, dhe ky takim i tij pritet me mjaft interes nga simpatizantët e Partisë Demokratike.

Lajmin për “Foltoren “ e Berishës në Tropojë , e ka dhënë një nga firmëtarët e mbledhjes së Kuvendit kombëtar të thirrur nga Berisha me 11 Dhjetor , Florion Kurmekaj.