Berisha prezanton kandidatin Isa Ramaj në Koplik: Më 14 maj, firmosim ndryshimin, Rama qeveris me banditë

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Koplikut, Isa Ramaj. Gjatë takimit në Malësinë e Madhe, Berisha tha se më 14 maj, qytetar...
Berisha prezanton kandidatin Isa Ramaj në Koplik: Më 14 maj, firmosim ndryshimin, Rama qeveris me banditë
Foto: Berisha prezanton kandidatin Isa Ramaj në Koplik: Më 14 maj, firmosim ndryshimin, Rama qeveris me banditë

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatin e Koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Koplikut, Isa Ramaj. Gjatë takimit në Malësinë e Madhe, Berisha tha se më 14 maj, qytetarët do të firmosnin ndryshimin.

Qytetarët e Malësisë së Madhe i rezervuan një pritje entuziaste, kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës, gjatë takimit që zhvilloi me ta, ku prezantoi kandidatin e Koalicionit Bashkë fitojmë, për Bashkinë e Koplikut, Isa Ramaj. Në fjalën e tij, lideri demokrat theksoi se zgjedhjet e 14 majit, janë një mision historik, për të shpëtuar vendin nga monizmi.

Lideri i PD-së, foli për mungesën e sigurisë dhe rendit në vend,duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se bashkëqeveris me krimin.

Ish Kryeministri Berisha, komentoi edhe vendimin e kryeministrit për t’u shpërndarë pensionistëve, 5 mijë lekë të reja, në prag të fushatës elektorale.

I pranishëm në takimin me qytetarët e Koplikut, ishte edhe deputeti i Malësisë së Madhe, Ramadan Lika.