Berisha nga Kuvendi: Shqipëria vendi me i pasur me ujëra por…

Sali Berisha po mban fjalën në Kuvend duke thënë Ujësjellësi parashikon humbje ndërsa Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. “Kjo seancë është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si mjet ndësh...
Berisha nga Kuvendi: Shqipëria vendi me i pasur me ujëra por…
Foto: Berisha nga Kuvendi: Shqipëria vendi me i pasur me ujëra por…

Sali Berisha po mban fjalën në Kuvend duke thënë Ujësjellësi parashikon humbje ndërsa Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra.

“Kjo seancë është një turbullirë e vërtetë. E përdor ujin si mjet ndëshkimi ndaj qytetarëve. Në aktin e parë ia rritët çmimin me 40% kur Shqipëria është vendi më i pasur në ujëra. Në ligj e moral, autoritetet e vendit duhet t’ia ulin çmimin deri në dhënien falas për shkak të rezervave të pafundme natyrore. Ju rritët çmimin me pretekstin e furnizimit 24 orë. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimit? Ujësjellësi i Tiranës parashikon humbje 62% sipas këtij Enti Rregullator. Ju me lëvizjet që bëtë i dërguat drejt falimentimit këto sipërmarrje të mëdha. Në kuadrin e të këqijave që mbillni çdo ditë në këtë vend, kjo është e keqe që po harrohet se kaloni këtu në Parlament një ligj ndëshkues për profesionet e lira. Një ligj i cili krijon kushte të kalkulueshme për shpopullimin e Shqipërisë. Krijimi i kushteve të kalkulueshme për shpopullim vlerësohet si akt genocidal dhe ju vijoni serialin, keni përzënë në 8 vite mbi 35% të shqptarëve por s’jeni të ngopur dhe tani i jepni goditjen fatale shtresës së mesme. Harroni që qytetarët kanë nevojë jetike për stomatologun, për kontabilistin, për avokatin, për të gjithë ata që quhen profesione të lira dhe ju me një të rënë të lapsit doni t’i përzini nga Shqipëria. Nuk është këtu ai ministri i familjes. Në moton kokën njëri-tjetrin, licensë për vrasjen, rendi në duart e krimit, poliica nuk ekziston, kjo është siguria dhe kushtet për largimin e shqiptarëve.”, tha Berisha.