Berisha nga Kukësi thirrje Ramës: Ndiqe këtë foltore, është punë burrash, jo pengjesh

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një thirrje për Edi Ramën “foltoren” e tij në Kukës pasditen e sotme.

Berisha i kërkoi kryeministrit Rama që ta ndiqte, pasi sipas tij është punë burrash dhe jo pengjesh.

“Përulem para qytetarëve të këtyre trevave që sot dhe në histori kanë qëndruyar si viganë në anën e drejtë të saj. Kanë qëndruar të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD në rrugën e fitores së sigurt. Do ti them zografit Bis, Edvin ndiqe këtë foltore kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh. Burrash dhe grash të lira dhe jo punë pengjesh,” tha Berisha.