Berisha me kandidatë në zgjedhjet e pjesshme, Shehi: Nëse bëjnë garë me njëri-tjetrin fiton Rama

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi beson se nëse opozita del me kandidatë të veçantë për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit mund t’i fitojë përsëri Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Log.” Shehi thotë se bashkimi i forcave mund të sjell fitoren. Sipas tij nëse opozita i shikon këto zgjedhje si garë mes vetes, atëherë fiton Rama.

“Garën e kanë me Edi Ramën, duhen të vijnë te ideja ime, nëse e kanë me njëri-tjetrin le të rrinë te ideja e vet. Kjo që u them unë është elementare. Do ta shikojmë, nëse do bien dakord për të nxjerrë një kandidat gjykoj që e kemi me Edi Ramën. Nuk kam kontakt as nga Basha as nga Berisha.

Ne zgjedhje për parti këtu nuk kemi sepse janë zgjedhur njëherë. Nëse e kanë nisur të bëjnë garë me tregu sa marr unë e ti këtu nuk ka zgjedhje. Këtu është kokë më kokë. E vetja vlerë që do ketë është  enjë nga brenda votuesve të opozitës do ketë një që do marrë 60% një 40% por bashkinë do e marrë Rama. E vetmja mënyrë për të fituar është që të ketë kokë më kokë një kandidat.” tha ai.

Zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit do të mbahen në 6 mars. Në këto zgjedhjet ka konfirmuar pjesëmarrjen edhe grupimi i Berishës, të cilët kanë deklaruar se do të kenë kandidatët e tyre.