Berisha mbërrin në Gjirokastër/ Takime befasuese me demokratët e qytetit të gurit

Ish-kryeministri dhe ish kryetari PD, Sali Berisha, pasditen e sotme do te zhvilloje “Foltoren” e radhës me demokratët ne Gjirokastër.

Sikurse eshte lajmeruar, takimi tij me demokratët do zhvillohet në orën 18:00 në Hotel Olimpik të Gjirokastrës.

Berisha ka mbërritur në qytetin e Gjirokastrës, ku është pritur nga demokratët dhe ka zhvilluar biseda me ta.

Ashtu sikurse shikohet edhe nga fotot takimit, para zhvillimit të Foltores Berisha ka shëtitur në Gjirokastër, në kafe, ku ka takuar qytetarë.