Berisha: Kjo është e vetmja mënyrë që Rama të marrë një mandat të tretë

Sali Berisha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama kur tha se është i bindur në marrjen e një mandati të tretë nga socialistët.

Berisha thotë se kjo do të ndodhë vetëm nëse ai përdor shtetin për të fituar zgjedhjet, ndërsa nuk kursen akuzat ndaj Ramës për vjedhje të garave elektorale.

“Nëse shkel çdo parim ndërton disfatën, ndërton autokracinë, rikthen të shkuarën dhe zhbën arritjet.Nëse marrim 8 vitet e tij do të doja që Shqipëria të ishte shumë më para nga aty ku e lamë por e vërteta është se Shqipëria 8 vite më parë kishte rrogat më të larta në rajon, më të larta edhe se dy vende anëtare të BE. Sot shqiptarët kanë rrogat më të ulëta në rajon dhe rrogën mesatare rreth 50 euro më të ulët se Kosova.

Shqiptarët kanë sot çmimet më të larta në rajon, shqiptarët i kalojnë sirianët dhe sudanezët për azilkërkues në Europë. Nga 2014 dhe deri sot janë 220 mijë azilkërkues. Spastrim i madh etnik. Në vitin 2013 statusi i vendit kandidat u la i gatshëm. Në 8 vite Shqipëria ka marrë vetëm shtim kushtesh, jo vendnumëro po prapa kthehu në raport me hapjen e negociatave në BE. Shqipëria u kualifikua me dhjetëra herë si narkoshteti i vetëm në Europë, si Kolumbia e Europës, si qendra operacionale e krimit të organizuar dhe së fundi si shtet i dështuar.

Nëse një kryeministër vendos të përdorë të gjithë fuqinë e ezekutivit që të fitojë zgjedhjet të garantoj se ai i fiton një herë, dy herë, tre herë, derisa ta zvarrisin rrugëve të gjallë apo të vdekur. Makineritë elektorale janë terësia e njerëzve, mjeteve financiare, mjeteve logjistike që angazhojnë forcat kundërshtare në atë fushatë. Asgjë më ndikuese në zgjedhje nuk ka se përdorimi i shtetit për të fituar zgjedhjet.

Zgjedhjet kanë një vlerësim ndërkombëtar, tjetër nga përshtypjet. Në 2009 ka qenë Glover, kundërshtare e egër e Sali Berishës, e pranova pasi e kisha shpallur “non grata”. E pranova vetëm se Edi Rama do ta përdorte si pretekst për të mos hyrë në zgjedhje. Sali Berisha ndaloi përdorimin e të gjitha resurseve shtetërore duke filluar nga ai vetë dhe makina e tij.

Zonja do të kishte dashur ti nxinte ato zgjedhje me të gjithë forcën e saj por shkruajti se kryeministri ju përmbajt vendimit që mori për të parandaluar përdorimin e administratës, resurseve dhe të gjithave në fushatë elektorale. Të njëjtin vendim bëri Edi Rama dhe e shkeli në çdo pikë dhe mori mbrapa raportin më të keq që mund të jetë shkruajtur ndonjëherë në historinë e ODIHR. Edhe Lukashenko është në pushtet.Po nuk të hoqën qytetarët e tu nuk të heq njeri nga pushteti. Rama i ka grabitur garat elektorale”, tha Sali Berisha për Ora News.