Berisha jep deklaratën e fortë: Rama do dënohet tre herë nga 60 vite burg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ndëshkohet për ndryshimet kushtetuese dhe për të këqijat që i ka bërë vendit.

Berisha tha se Rama do të dënohet të paktën tre herë me nga 60 vite burg.

“Me ndryshimet kushtetuese Rama tregoi se është i të njëjti mendësie si disa diktatorë që për të zgjatur pushtetin ndryshojnë kushtetutat.

Ai nuk ka të ndalur se është në një tmerr të jashtëzakonshëm. Ai do dënohet në kompleksitet të paktën tre herë nga 60 vite burg”, theksoi ish-kryetari i PD në emisionin “Tempora” në Ora News.