Berisha: Gledis Nano meriton dekorata nëse…

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se Gledis Nano u hoq se spiunoi Ramën në ambasadë. Sipas tij, nëse një  kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike dhe meriton dekorata.

“Padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli në mënyrën më antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano Edi Rama me pretekstin se më spiunoi në ambasadë dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Në qoftë se një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata, ai mbron interesat e vendit të tij dhe të kombit të tij. Unë nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që ai… se kjo histori është bërë akute përsëri tani së fundi, ishte pikërisht se në skemën e hetimit përfshihej edhe Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call-centerave po zhduket, po mbyllet për një penalitet për një tjetër dhe këto të tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti, klanit Rama jo të qeverisë me bitcoin, punojnë të qeta”, tha Berisha.