Berisha: Gjatë qeverisjes time rrogat u rritën nga 120-150%, Edvin Hajduti është armiku i mësuesit shqiptar

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Rama se është armiku kryesor i mësuesve.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shprehet se gjatë qeverisjes së tij në vitet 2005-2013, rrogat e mësuesve u rritën me 120-150%, ndërsa sot mësuesit shqiptarë janë me rrogat më të ulta në rajon.


Mesuesit shqiptare sot kane nje armik dhe ky eshte Edvin Hajduti. Per shkak te qendrimit te tij ndaj arsimit, ata, nga mesuesit me rrogat me te larta ne rajon qe ishin ne vitin 2013, jane sot mesuesit me rrogat me te ulta ne rajon dhe ne Europe.

Ne vitet 2005-2013 rrogat e mesuesve u rriten 120-150% kurse sot per shkak te ngrirjes se rrogave dhe inflacionit mesuesit marrin 30% me pak se ne 2013.

Perveç kesaj, per shkak te shnderrimit te shkollave nga mungesa e kushteve ne bomba biologjike, qindra e qindra mesues ne Shqiperi u infektuan dhe dhjetra prej tyre rane ne krye te detyres tre here me shume se sa ne çdo vend tjeter te botes.

Ju ftoj te ndiqni dhe shperndani sipas deshires kete video. Sb”, shkruan Berisha.