Berisha: Farsa elektorale 2023 do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë

Ish-Kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Parlament, i konsideroi farsë elektorale zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe si më të këqijat në historinë e Europës që pas rënies...
Berisha: Farsa elektorale 2023 do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë
Foto: Berisha: Farsa elektorale 2023 do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë

Ish-Kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Parlament, i konsideroi farsë elektorale zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe si më të këqijat në historinë e Europës që pas rënies së “Perdes së Hekurt”.

“Së pari, jam këtu në emër të qindra-mijëra qytetarëve shqiptarë, të cilëve me mekanizmat më kriminale, të hapura dhe nën dorë, iu konfiskua vota dhe vullneti i tyre i lirë. Farsa elektorale 2023, do hyjë në histori si faqja më e zezë në Europë, pas rënies së Perdes së Hekurt. Në këtë farsë, e cila pati si fitimtar narkoshtetin dhe kartelet e drogës, narkoqeveria e Edi Ramës për herë të parë në 32 vite, përdori zarfin elektoral me 50 mijë lekë për çdo 670 mijë pensionistë, sikundër shpalli dhe realizoi rritje rrogash në mes të fushatës elektorale, me qëllimin e vetëm, blerjen e votës.” tha Berisha.