Berisha denoncon publikisht Ramën për vjedhje, përmes taksave të larta dhe borxheve

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes llogarisë së tij në facebook, atë që ai e quan vjedhje përmes taksave të qytetarëve nga ana e qeverisë Rama.

Sipas Berishës, Rama mori nga qytetaret 2,1 miliardë euro taksa më shumë se para vitit 2013, mori borxh 2,5 miliardë euro dhe i vodhi dhe i shpërdoroi.

Statsui plotë:

Edvin Hajduti mori nga qytetaret 2,1 miliarde euro taksa me shume se para vitit 2013, mori borxh 2,5 miliarde euro dhe i vodhi dhe i shperdoroi.

Mbyllni syte e mendoni per nje moment dhe do te gjeni se rrogat dhe pensionet nuk u rriten por u ulen me 20% per shkak te inflacionit. Nuk ka asnje asnje projekt te vetin perveç zvarritjeve dhe vjedhjeve ne projektet e meparshme.

Apel.Media