Berisha del “bllof”, si e ndryshoi mendimin për djegien e mandateve pasi Basha e përjashtoi nga grupi i PD-së

Sali Berisha, me lagimin nga PD-ja duket se ka ndryshuar edhe mendimet e tij, kjo për shkak të interesit personal, pasi Lulzim Basha e largoi nga grupi i PD-së.

Kjo është fakt! Mjafton për të sjellë në vëmendje deklaratën e tij, kur 6 muaj më parë ka deklaruar se ideja për të djegur mandatet ishte hedhur nga ai në tryezë, e ndërsa pas përjashtimit nga grupi, “fajin” ia ka hedhur Lulzim Bashës.

Deklaratat e Berishës
Gazetarja: Zoti Berisha tani mbas dy vjetësh, kush e hodhi i pari në tryezë çështjen e djegies së mandateve?
Berisha: Unë. Unë kam qenë.
Gazetarja: Ishit prap ju përsëri?
Berisha: Unë kam qenë. Nuk mund ta mohojë atë.

*
6 muaj më vonë….
Gazetari: Roli juaj personal në këtë vendim ka qenë i fortë? Apo keni qenë abstent?
Berisha: Absolutisht jo i fortë.
Gazetari: Pse, se Rama pretendon se ju dhe Meta keni ndërtuar një konspiracion duke mashtruar Bashën dhe Kryemadhin?
Berisha: Po lerë se nuk më prekupon ajo. Unë udhëhiqem nga parimet.
Berisha: Kurrë, kurrë. Mos pres kush kurrë se unë të luaj rol të fortë në çështje të rëndësishme. Nuk jam, unë jam i tërhequr.