Berisha bashkëbisedim me disa shqiptarë të Italisë: Sajmiri do të ishte sot zv.kryeministër nëse…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Itali.

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se Italia ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër krimit të organizuar

“Së pari ju përshëndes ju dhe të gjithë emigrantët shqiptarë në Romë, Itali dhe kudo ku janë. Ju falënderoj për ardhjen tuaj sot në këtë foltore shumë të rëndësishme, në një bashkëbisedim me ju përfaqësues të emigracionit tonë, foltore që zhvillohet në prag të një ngjarje të madhe të Italisë rikthimit në pushtet të forcave politike të djathta në Itali dhe ka rëndësi edhe për europë. I shpreh mirënjohje qeverisë italiane për mbështetjen miqësinë që ka treguar ndaj shqiptarëve. Italia jep kontribut të madh në luftën kundër krimit ë organizuar. Antimafia italiane ka dhënë kontribute në betejë kundër mafies shqiptare. Sajmir skafisti do të ishte sot mbizëvendëskryeministër nëse nuk do të ishte antimafiia italiane. Në vitin 2005, pasi formuam qeverinë bëra një vizitë në Itali dhe takova Berlusconin. Në atë takim më bëri përshtypje fjalët e ngrohta dhe të vërteta që Berlusconi folën për emigrantët shqiptarë. Kjo shënonte një arritje të madhe të shqiptarëve në Itali.