Berisha apo Basha? Sot merr fund dilema e “vulës”, Apeli pritet të japë vendimin

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.
Berisha apo Basha? Sot merr fund dilema e “vulës”, Apeli pritet të japë vendimin

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë sot çështjen e vulës dhe siglës së Partisë Demokratike.

Seanca gjyqësore që do të përcaktojë “fatin e partisë më të madhe opozitare në vend” do të nisë në orën 10:00, ndërsa trupa gjukuese përbëhet nga: Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.

 
Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë zbardhi më 18 mars arsyet që prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.