Berat/ U kap në kamionin e tij me grurë dekorativ të nxjerrë nga mali i Tomorrit, pranga 52-vjeçarit

Një 52-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke nxjerrë në mënyre të paligjshme gurë dekorativ nga Mali i Tomorrit. 52-vjeçari Sh.Q., banues në Poliçan u kap duket transportuar këto gurë dekorativ në kamionin e tij, për të cilat nuk kishte dokumentacionin përkatës.

Ai u vu në pranga nën akuzën e kryerje së krimeve mjedisore.

Gjithashtu edhe një 55-vjeçar po hetohen në gjendje të lirë pasi akuzohet për “Prerja e paligjshme e pyjeve”. 55-vjeçari S.D., banues në fshatin Vërtop, Poliçan,  u kap duke transportuar me mjet lëndë drusore pa leje përkatëse.