Berat/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, 52-vjeçari mbetet i plagosur

Gjatë ditës së sotme në Moravë, Berat ka ndodhur një aksident, ku një makinë tip ‘Benz’, për shkak të lagështirës ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit 52 vjeç.

52-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.