Berat Gjimshiti shënon gol në sfidën e mbrëmjes Atalanta-Fiorentina

Berat Gjimshiti shënoi gol në sfidën Atalanta-Fiorentina që u luajt pak minuta me parë.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare në minutën e 10-të gjuajti saktë brenda zonës duke e dërguar topin në rrjetë, por më pas ky gol u anullua me VAR.

Gjyqtari pasi e pa sërish momentin e golit e anulloi pasi më parë, Zapata ishte në pozicion jashtë loje e për këtë arsye goli u konsiderua I parregullut. Pafat mbrojtësi i Kombëtares shqiptare që mund të kishte shijuar golin e parë të këtij sezon të Serie A.