Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat ku është gjendet e vdekur në kanal një grua.
Viktima është gjetur afër një plantacioni me sera në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare.
Mësohet se familjarët kishin disa orë që e kërkonin dhe kishin kërkuar më pas ndihmën e policisë.
Pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 63-vjeçe është gjetur në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj.
Mësohet se gruaja ishte pa shenja jete,e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbular me gjethe e rrozga domatesh.
Viktima,identiteti i të cilës është Fatime Suli,është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku pritet edhe kryerja e autopsisë mjeko-ligjore,që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së saj.
Burime nga vendngjarja konfirmojnë se gruaja njihej si një person me probleme të shendetit mendor dhe zihej e konflitohej me të gjithë banorët e zonës.Ende nuk dihet nëse gruaja është vrarë apo vetëvrarë,kjo pritet të dalë pas autopsisë mbi trupin e saj.