Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë të akuzuar për një seri vjedhjesh.
Personat e arrestuar janë të moshave nga 24, 30, 33 vjeç dhe mësohet se vidhnin në vilat e personave të pasur sasi të konsiderueshme bizhuterish si dhe objekte të tjera me vlerë.
Gjatë një grabitje, ata kishin arritur të grabisnin objekte me vlerën 200 mijë euro.
Tre grabitës u ndaluan nga agjentët e ekipit “Flying” ndërsa një i katërt u shpall në kërkim si bashkëpuntor./ apel.media