Belgjika kthen kufizimet për vendet e Ballkanit, mes tyre dhe Shqipëria

Pas rekomandimit të Bashkimit Evropian pak ditë më parë mbi regjimin e ri të lëvizjes mes shteteve, në kuadër të masave kundër COVID-19, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije ndryshimet për udhëtimet nga Shqipëria drejt disa vendeve të BE-së.

🔴 Duke u bazuar në rekomandimin e BE-së, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi.

Sipas rekomandimeve, shtetasit e vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë drejt Belgjikës:
– Kur janë të pajisur me certifikatën e vaksinimit. Pas mbërritjes në Belgjikë i nënshtrohen testimit ditën e parë ose të dytë dhe të shtatë. Nëse në ditën 7 përgjigja është prapë negative, shtetasi del nga karantina.

INFORMACION MBI KRITERET E LËVIZJES SË SHTETASVE SHQIPTARË, NË SHTETET E HUAJA.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.

Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ

Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.