Bëhen bashkë shqiptarët e Suedisë- Në 24 orë mblodhën mbi 600 mijë krona për Shqipërinë

Nuk e kanë  kursyer ndihmën për Shqipërine e rrënuar nga tërmetet as emigrantët shqiptarë në Suedi.

Shqiptarët e Suedisë janë   marrë qysh prej ditës së djeshme  me  mbledhjen e donacioneve monetare,  të cilat janë derdhur  në llogaritë bankare të vendosura në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes.

 

Në vetëm 24 orë janë mbledhur mbi 604000 krona suedeze (SEK) për Shqipërinë.

“Pak para disa minutave kemi derguar në fondin EMERGJENCA që është hapur nga ministria e Shqipëris , 500.000 SEK .Parat e tjera do i dergojm të premten ose të hënen” njofton shoqata SAB./apel.media