Vdekja e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, ka tronditur futbollin shqiptar.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Statusi i Begaj:
Mësova me dhimbje lajmin për humbjen tragjike të kapitenit të klubit “Egnatia”, Raphael Dwamena. Në këtë moment të vështirë shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen, klubin “Egnatia” dhe tifozët rrogozhinas.
Gjithashtu gjej rastin të vlerësoj kontributin e klubeve të futbollit në Shqipëri për rritjen e cilësisë së këtij sporti në vendin tonë.