Begaj pret Presidentin e INTERPOL-it: Lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë,  Bajram Begaj, priti sot Presidentin e INTERPOL-it, Ahmed Nasser Al- Raisi.

Presidenti i Republikës vlerësoi dhe inkurajoi vijimësinë e bashkëpunimit midis INTERPOL-it dhe Policisë së Shtetit.

Kryetari i Shtetit theksoi se lufta kundër kriminalitetit ka qenë më e suksesshme në sajë të forcimit të këtij bashkëpunimi kohët e fundit.