Begaj pret në takim Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri.
Begaj pret në takim Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Imzot Maurizio Aloise, Ipeshkv i Rossano-Cariati në Kalabri.

Kreu i Shtetit i uroi mirëseardhjen në Shqipëri Imzot Maurizio Aloise, ndërsa i shprehu dhe njëherë falënderime për pritjen emocionuese që ai dhe arbëreshët e Kalabrisë i rezervuan gjatë vizitës zyrtare në muajin maj të këtij viti.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan çështje thelbësore për afrimin mes Kalabrisë dhe Shqipërisë, si dhe për njohjen dhe promovimin e trashëgimisë së rrallë të arbëreshëve.

Pjese e delegacionit që shoqëronte Ipeshkvin e Rossano-Cariati ishin drejtues e ekspertë nga Muzeu Dioqezan dhe i Kodikut, si edhe klerikë katolikë nga qyteti i Beratit.

Presidenti Begaj, i përgëzoi për përkujdesjen e veçantë që tregojnë në ruajtjen e veprave unike në muzeun e parë dioqezan në Kalabri dhe angazhimin e përbashkët për t’i treguar botës dëshmitë historike të komunitetit arbëresh.