Begaj nderon të rënët në Ditën e Çlirimit

  Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve për çlirimin e Shqipërisë.Kreu i Shtetit vendosi kurorë me lule pranë monumentit “Nëna ...
Begaj nderon të rënët në Ditën e Çlirimit
Foto: Begaj nderon të rënët në Ditën e Çlirimit


 

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve për çlirimin e Shqipërisë.
Kreu i Shtetit vendosi kurorë me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe, krahas homazheve, iu përcolli shqiptarëve një mesazh për 29-Nëntorin:
 
“Gëzuar festën e Çlirimit Shqipëri!
Nderim përjetë atyre që me guximin, trimërinë dhe sakrificën e tyre sublime, na dhuruan lirinë!”