Befason Prof. Fuga/ Elitat politike dhe ekonomike në Shqipëri, nuk duan të hyjnë në BE

Prof. Artan Fuga i njohur për polemikat e tij me impakt publik, tërheq vëmendjen kete here se ato qe konsiderohen elitat politike dhe ekonomike në Shqipëri, nuk e duan anetaresimin në BE.

Reagimi plote:

Kam 15 vjet që argumentoj se elitat politike dhe ekonomike në Shqipëri nuk duan të hyjnë në BE. Merita e tyre është se bëjnë sikur duan të hyjnë duke bërë ç’është e mundur të mos hyjnë.

Bëjnë sikur hidhërohen kur gëzohen, edhe bëjnë sikur hidhërohen kur gëzohen.

Cirk hipokrit i vërtetë.

Sekreti i gjithçkaje është aty. Lëreni mos u merrni me benzinë, naftën, vajguri. Ato rregullohen.

Pse?

E kam trajtuar shumë gjatë, kush do e gjen se ku!

Por e kam trajtuar vetëm që të mos bëhemi budallenj ose mos na marrin për idiotë!

Pihet shampanjë kur integrimi shtyhet!