BEFASON Endri Shabani: “Nëse nuk do vidheshim, nafta do kushtonte sa uji”

Permes nje Statusi ne rrjetet sociale Kreu i Lëvizjes “Nisma Thurje” , Endri Shabani ka ngritur akuza ndaj menyree sesi menaxhohen asetet nentokesore ne vend per te cilat ekonomia ka aq sh...
BEFASON Endri Shabani: “Nëse nuk do vidheshim, nafta do kushtonte sa uji”
Foto: BEFASON Endri Shabani: “Nëse nuk do vidheshim, nafta do kushtonte sa uji”

Permes nje Statusi ne rrjetet sociale Kreu i Lëvizjes “Nisma Thurje” , Endri Shabani ka ngritur akuza ndaj menyree sesi menaxhohen asetet nentokesore ne vend per te cilat ekonomia ka aq shume nevojë. Shabani shkruan se “Nëse nuk do vidheshim, nafta do kushtonte sa uji”.

Reagimi plotë:

Nëse nuk do vidheshim, nafta do kushtonte sa uji.

Një litër ujë me shishe shitet mesatarisht 50 lekë në Shqipëri.

Një litër naftë para taksave shitet rreth 60 lekë.

Pjesa tjetër e cmimit (rreth 110 lekë/litër) është taksë:
37 lekë akcizë
27 lekë taksë qarkullimi
3 lekë taksë karboni
3 lekë markimi dhe skanimi
10 lekë taksë licencimi
30 lekë TVSH

Në parim unë jam pro taksave të larta për të pasurit, sepse kjo është mënyrë për të shpërndarë të ardhurat, duke ndihmuar të varfrit të dalin nga qerthulli i varfërisë.

Por këto taksa kanë dy probleme:

E para, pjesa më e madhe e tyre vidhet. Investigim pas investigimi tregon se këto taksa shkojnë për të ndërtuar vila në majë të kodrës ose në breg të detit. Për pasojë ne nuk taksohemi, por vidhemi

E dyta, taksën e naftës e paguajnë edhe të varfrit, në mënyrë direkte (përmes transportit) apo indirekte (përmes rritjes së cmimit të produkteve).

Prandaj, sic na ka mësuar Arben Ahmetaj, këtë krizë le “të mos e paguajë qytetari, por buxheti i shtetit”