Bebe Rexha nominohet në ‘Grammy 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për të tretën herë në karrierën e saj për çmimin e madh ‘Grammy’. Ajo ndodhet e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektr...
Bebe Rexha nominohet në ‘Grammy 2023’
Foto: Bebe Rexha nominohet në ‘Grammy 2023’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është nominuar për të tretën herë në karrierën e saj për çmimin e madh ‘Grammy’.

Ajo ndodhet e nominuar në kategorinë “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për këngën “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan.

Për po të njëjtin çmim lufton edhe diva e muzikës botërore, Beyonce, me këngën e saj “Break my soul” nga albumi i saj i fundit “Renaissance”.

E pyetur në një intervistë të fundit për Radio Kiss Fm, artistja me origjinë shqiptare tha se nuk beson q mund ta fitoj çmimin në fjalë, kur e di që në të njëjtën kategori ndodhet e nominuar edhe Beyonce.