BE: Ukraina do të marrë 3.4 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse

Ukraina do të marrë 1.5 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse në korrik dhe 1.9 miliardë euro tashmë këtë muaj, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne kemi thënë gjithmonë se Rusia duhet të mbajë përgjegjëse për krimet e saj dhe tani Rusia po paguna”, citohet të ketë thënë von der Leyen në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Berlin.
 
BE muajin e kaluar arriti një marrëveshje për të konfiskuar asetet e ngrira të Rusisë për të financuar armët dhe ndihmën për Ukrainën.

Von der Leyen tha se udhëheqësit e G7 do të diskutojnë në një samit në Pulia, Itali, këtë javë se si të përshpejtohet procesi se si Ukraina mund të përfitojë nga të ardhurat që vijnë nga asetet e ngrira ruse.

 Fondi i BE-së për Ukrainën ka një buxhet total prej 50 miliardë eurosh për periudhën nga 2024 deri në 2027.