BE ngriu mbi 215 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse

Vendet e BE-së ngrinë mbi 200 miliardë euro (215 miliardë dollarë) asete të bankës qendrore ruse, konfirmoi të enjten një zyrtar i BE-së. “Shtetet anëtare i kanë raportuar Komisionit (Europian) ...
BE ngriu mbi 215 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse
Foto: BE ngriu mbi 215 miliardë dollarë asete të bankës qendrore ruse

Vendet e BE-së ngrinë mbi 200 miliardë euro (215 miliardë dollarë) asete të bankës qendrore ruse, konfirmoi të enjten një zyrtar i BE-së.

“Shtetet anëtare i kanë raportuar Komisionit (Europian) mbi 200 miliardë euro të aseteve të imobilizuara të Bankës Qendrore Ruse”, u tha gazetarëve Christian Wigand, zëdhënësi përgjegjës për drejtësinë, në konferencën e përditshme të lajmeve të organit ekzekutiv të BE-së.

Është hera e parë që BE-ja njoftoi shumën e aktiveve dhe rezervave të ngrira të bankës qendrore ruse pasi paketa e fundit e sanksioneve të bllokut detyroi operatorët e BE-së të raportojnë në Komisionin Evropian.

Wigand pohoi se zyrtarët e BE-së janë në “punë intensive” për të gjetur mënyra ligjore për të “përdorur asetet e palëvizshme të bankës qendrore ruse” pasi BE-ja është “e vendosur të detyrojë Rusinë të paguajë për dëmin që po i bën Ukrainës”.

Ai shpjegoi se një nga opsionet është përdorimi i interesave të aseteve të ngrira për të ndihmuar Ukrainën.

Vendet e BE-së aktualisht po përgatisin paketën e 11-të të sanksioneve për luftën e Rusisë në Ukrainë, duke u fokusuar në zbatimin e masave ekzistuese dhe parandalimin e anashkalimit.