BE kundër Metës/ Njeh Vorpsin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç BE ka reaguar kundër emërimit të Marsida Xhaferllarit në krye të Gjykatës Kushtetuese. Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç reagoi duke u shprehur se nuk e njeh Zonjën...

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç

BE ka reaguar kundër emërimit të Marsida Xhaferllarit në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Zëdhënësja e BE-së Maja Koçijançiç reagoi duke u shprehur se nuk e njeh Zonjën Xhaferllari dekretuar nga Meta pasi sipas Koçijançiç, nëse tejkalon afati i zgjedhjes së Presidentit për një gjyqtar të GJK-së, atëherë kandidati në listën e KED-së zgjidhet automatikisht si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në fakt ky është një qëndrim I prerë nga BE, kundër pazareve të kapjes së drejtësisë në Shqipëri.

I menjëhershëm ka qenë reagimi  I Presidencës pas qëndrimit të BE-së kundër emërimit të Marsida Xhaferllarit si anëtare te Gjykatës Kushtetuese.

Këshilltari për mediat i Presidencës Tedi Blushi i bëri thirrje zëdhënëses së Punëve të Jashtme dhe Sigurisë në BE, Maja Koçijançiç që të mos manipulohet nga mazhoranca socialiste dhe të lexojë saktë proçedurën e zgjedhjes së anëtarit të GJK-së.

”Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!”, shkruan Blushi.

Meta nuk pranoi të dekretonte Arta Vorpsin si anëtare të GJK-së me justifikim se KED-ja kishte vonuar qëllimisht dërgimin e listave. Më pas Parlamenti, i dha të drejtë Vorpsit të zgjidhej si anëtare, kurse Meta, dekretoi Marsida Xhaferllarin. Kreu i shtetit deklaroi se do të padisë penalisht kryetarin e KED-së Ardian Dvoranin, për ”shpërdorim detyre”, teksa ka ndëhyrë në Fletoren Zyrtare të shtetit duke botuar emrin e Arta Vorpsit si anëtare e GJK-së./old.apel.media