BE 5.7 mln euro për regjistrimin dixhital të pronave, Yuri Kim: Zgjidhja e të drejtave të pronësisë, do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas ndihmës prej 5.7 mln euro të BE për regjistrimin dixhital të pronave në Shqipëri. Me një postim në Twitter, Kim mbështet nismën e BE, teksa thotë se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Yuri Kim.