Bayern i jep “leksione” Frankfurtit në Allianz Arena

Një ndeshje formatimi duket se ka qënë ajo mes Bayern Munich dhe Eintacht Frankfurt, ku kampionët në fuqi i janë përgjigjur konkurentëve të drejtpërdrejt të Dortmund, me këtë fitore.

Gjithçka nisi në minutën e 17’, ku falë gabimeve në mbrojtjen e miqve, Muller deporton deri ne portën kundërshtare, duke dërguar asist në këmbet e Goretzka, që finalzon duke zhbllokuar rezultatin. Ne minutën e 41’, sërisht me një gol fantastik i Muller, që e shfrytëzon më së miri ate të dërguar nga Davies, e dërgon rezultatin total në 2-0, duke e lënë të pandryshuar deri në përfundim të pjesës së parë.

Në të 46’ minutë, falë goditjes me kokë, do të ishte Lewandowski që dërgon topin në rrjetë. Por në moment vjen dopieta e Martin Hinteregger, ku ne të 52’ dhe 55’ do të ngushtonte rezultatin në 3-2, duke i dhënë shpresë ekipit të tij.

Por epërsia e bavarezëve ishte e pandalshmë, ku duke nisur që nga mesfusha, mes lojtarëve kundërshtare, Alphonso Davies do të përpballej me gardianin Trap, duke shënuar në minutën e 61’.

Momentet fatale do të ishin ato të minutës së 74’ ku pasi Frankfurt ndali sulmin e Bayern, topi ngatërohet në këmbet e Martin, që gabimisht e dërgon brenda kuadratit, duke e thelluar rezultatin e përgjithshëm në 5-2.

Falë kësaj fitoreje, tashme Bayern Munich pret Dortmundin, ku do te përballen për kreun e renditjes pasi i ndajnë veç një pikë larg njëri tjetrit.