Bashkimi kombëtar-Kurti: Ne në bashkim kombëtar nuk zvogëlohemi, por bëhemi më të mëdhenj

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja, u pyet edhe mbi bashkimin kombëtar, gjatë intervistës së tij në Open. Ai u shpreh se edhe antarësimi në BE, ashtu si edhe bashkimi kombëtar varet nga ne.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian varet prej nesh. Po ashtu edhe bashkimi kombëtar varet nga ne. Europa do me kriju një federatë. Ne ta krijojmë një federatë tonën”,- tha Albin Kurti.

Lidhur me këtë temë foli dhe analisti Andi Bushati, i cili pyeti Kurtin në lidhje me zbehjen e tezës për bashkim kombëtar.

“A është kjo zbehje e qytetarëve ndaj bashkimit kombëtar nga fakti që politikanë të ndryshëm e kanë përdorur këtë tezë në momentet e tyre të vështira?

 Teksa Kurti u përgjigj :-“Unë besoj se rënia gjatë këtyre dy viteve ka ndodhur nga teza e shkëmbimit të territoreve. Njerëzit nuk duan të japin Mitrovicën për bashkimin me Shqipërinë. Ne në bashkim kombëtar nuk zvogëlohemi por bëhemi më të mëdhenj.

Qytetarët e duan bashkimin me Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën por nuk besojnë se ka politikan serb që i japin ato vende. Qytetarët kaë frikë dhe besojnë se ka politikanë në Kosovë që e japin veriun.”/ apel.media